Kosovarçe: Kosovari e merr nusen me helikopter dhe 6 limuzina

Zëri qytetar

“A guxon ky në Finlandë kështu?”, qytetari i reagon mërgimtarit që parkoi në rrugë...

Një qytetar mitrovicas është irrituar me një mërgimtar nga Finlanda, i cili kishte bllokuar tërësisht rrugën në qendër të...

E rrezikshme: Kabllot e rrymës në mes të rrugës në “Gorimahallë”, një bager i...

Një bager i madh ka kaluar para pak minutash në lagjen e njohur si “Gorimahalla” dhe ka bërë një...

Banorët e fshatit Dedi bëjnë punë të madhe, ia ndërrojnë kulmin shkollës që u...

Banorët e fshatit Dedi kanë marrë aksion për ta hequr kulmin e shkollës që u dëmtua nga reshjet atmosferike. Sipas...

Ankohet qytetari: Asnjë mjek në vendin e punës në Pediatrinë e spitalit të Skënderajt

Papërgjegjësia e stafit mjekësor në Spitalin e qytetit të Skënderajt, ka revoltuar një pacient. Ai ka dërguar disa pamje në...

Sjellja skandaloze e zyrtares së Komunës së Mitrovicës, e fyen një 75 vjeçar që...

Para rreth një ore, një burrë i moshuar ishte ulur në karriget e zyrës së Komunës së Mitrovicës ku...

Dasma, si dita më e rëndësishme e jetës për shumë njerëz, është bërë pjesë e kulturës që të jetë sa më e bujshme, luksoze e madhështore. Kësaj ideje i ka shërbyer mirëfilli një llapjan nga Podujeva, i cili nusen nuk zgjodhi ta sjellë vetëm me rrota veture, por me flatra helikopteri.

Në vend të shoqërueseve, nusen që zbriti nga qielli e kanë shoqëruar jo një, por gjashtë limuzina si një eskortë katër rrotëshe, shkruan Jepi Zë.

E ndërsa në tokë, atë e prisnin plot dasmorë të cilët dukeshin të mahnitur nga mënyra e manifestimit të këtij eventi si dhe tapeti i kuq, si sinonim i ekskluzivitetit dhe veçanësisë.

Derisa pamjet nga brenda dasmës janë kursyer, nga ato që shihen para fillimit të saj, lirshëm mund të ushqehet imagjinata për luksin që do ketë mbizotëruar atë mbrëmje.

Shqiptarët në përgjithësi njihen për dasmat luksoze dhe ekstravagante që organizojnë, në të cilat nuk kursehen shuma të majme parash për këngëtarë, tupana apo edhe thjeshtë për qejf.

Kjo mënyrë e organizimit të dasmave me makina e veshje tejet të shtrenjta, dhurata të përgjedhura dhe shpenzime të konsiderueshme të hollash, për kosovarët tashmë është bërë një lloj kulture e cila çdo vit po kultivohet dhe me të cilën siç duket kosovarët po ambientohen, pavarësisht gjendjes së përgjithshme ekonomike në vend.

- Reklama -

Të fundit

Lajme të tjera