Komunarët e Mitrovicës shpenzuan mbi 700 euro për dy dreka

Publikuar më:

Vetëm për një drekë për zyrtarët e kuvendit komunal të Mitrovicës u shpenzuan 500 euro. Ndërsa për dy dreka, Qeverisja e Partisë Demokratike të Kosovës hargjoi 708 euro.

Për drekën prej 499 eurove nga komuna kanë dhënë arsyetimin se pjesëmarrës ishte një delegacion i huaj nga disa shtete.

Sipas faturës, të ftuar ishin 23 persona. Ndërsa në meny ishin ushqimet si: Biftek Fiorentina, Antipastë Klasike dhe sallatë me avocado.

Ndërsa një drekë me Organizatën Humanitare “Jetimat e Ballkanit”, Komunës së Mitrovicës i kushtoi 208 euro e 90 cent.

Për udhëtime jashtë vendit, Qeverisja e PDK’së në Mitrovicë ka shpenzuar 720 euro.

Në dokumentet e dërguar në redaksinë e Insajderit, bëhet e ditur se nënkryetari Arian Tahiri ka udhëtuar një herë në Belgjikë. Ky udhëtim kishte kushtuar 600 euro, më saktësisht 599 euro e 44 cent. Sipas dokumenteve, ky udhëtim u bë për të përgatitur planin e mobilitetit.


Përveç Belgjikës, nënkryetari Tahiri gjatë muajit korrik ka vizituar Stambollin. Ai atje kishte qëndruar katër ditë. Ndërsa, arsyeja e vizitës ishte ‘Festivali Internacional për Kulturë dhe Art’.

Insajderi kishte raportuar në muajin maj 2022, se nga nëntori i 2021 e deri në prill të 2022, Komuna e Mitrovicës kishte shpenzuar nga buxheti 1 mijë 302 euro për dreka zyrtare.

Më 3 mars Zyra e Kuvendit të Mitrovicës i kishte ftuar në drekë anëtarët e këtij Kuvendi. Kjo drekë i kushtoj 452 euro.

Ndërsa me 8 mars komuna ka harxhuar 850 euro. Në arsyetim thuhet se kjo drekë është mbajtur për nder të festës së 8 marsit dhe në të kanë qenë të pranishme 85 zyrtarë të kësaj komunë.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.