KF Trepça e madhe po ngritet: Nën kujdesin e legjendave të futbollit mitrovicas, e ardhmja është e sigurt

Publikuar më:

Klubi më i madh shqiptar, KF Trepça po rikthehet gradualisht në majat e futbollit kosovar.

Garancë për këtë sukses janë gjeneratat e reja që po krijohen në shkollën e futbollit “Trepça”, shkruan Jepi zë.

Për shkollimin dhe kalitjen e të rinjve po kujdesen emra të njohur të futbollit mitrovicas dhe kosovar në krye me Nexhat Zhubin, Emin Baliqin, Shpëtim Fetahu, Enis Manxholli, Bujar Rama dhe Arsim Haliti.

Shkolla e këtij klubi ka numër të madh të fëmijëve dhe është njëra nga më të suksesshmet në gjithë Kosovën, ndërsa rezultatet e tyre tashmë janë evidente nëpër të gjitha nivelet e garave në nivel lokal dhe nacional.

Ekipi i parë i cili bën gara në Ligën e Parë tashmë përbëhet me shumicën e futbollistëve nga kategoria e Juniorëve, dhe me plot sukses kanë arritur t’i mbrojnë ngjyrat e klubit, duke përfunduar të dytit në tabelë, me synim superligën.

Me përkrahjen e tifo grupit “Torcida”, stafit dhe menaxhmentit të klubit, e ardhmja për futbollistët pritet të jetë e ndritur ndërsa KF Trepça të rikthehet sigurt në vendin që i takon.

JU REKOMANDOJMË