Kështu u rrah portieri i Trepçës në Vushtrri

Publikuar më:

Edhe pse më parë ishte pjesë e KH Trepça për disa vite, hendbollisti vushtrrias Fitim Klinaku nuk tregoi vlera të një sportisti.

Klinaku ishte njëri nga ata që i sulmuan hendbollistët e KH Trepça në ndeshjen mes dy klubeve që u mbajt të shtunën në Vushtrri.

Klinaku, hendbollist i KH Vushtrria u denua me dy vite mos lojë.

Ai e kishte goditur portierin e KH Trepça, Muhamed Hachemi, gjendja e të cilit shihet edhe në fotografitë e siguruara nga Mitrosport.

Në lidhje me rastin është duke u kryer hetim, gjersa sot Policia ka njoftuar se gjashtë persona kanë pranuar tretman mjekësor pas rrahjes që ndodhi në fundjavën e kaluar, të shtunën.

Tre hendbollistë të Vushtrrisë u suspenduan përjetë mbrëmë nga Federata e Hendbollit të Kosovës, e të tjerët u suspenduan me vite dhe me muaj.

Vushtrrisë iu mor një pikë, ndërsa u dënua edhe me minus dy pikë, teksa ndeshjen ndaj Trepçës e humbi me rezultat zyrtar 0:10.

Vushtrria gjithashtu u gjobit me 800 euro, si dhe u dënua me pesë ndeshje pa praninë e publikut.

JU REKOMANDOJMË