Kështu duket nga brenda shtëpia e Xhafer Devës

Publikuar më:

Shtëpia më e famshme në qytetin e Mitrovicës, ajo e Xhafer Devës, është edhe më emblematikja dhe më me vlerë në këtë qytet.

Kjo ka bërë që Ministria e Kulturës dhe organizata ndërkombëtare ta vizitojnë dje, për ta parë nga afër, shkruan “Jepi zë”.

Me këtë rast, vizitë shtëpisë i ka bërë edhe ministri Hajrullah Çeku, i cili u fut brenda shtëpisë dhe zbuloi pamje që shumë mitrovicas nuk i kanë parë.

Siç shihet, shtëpia nga brenda është thuajse e shkatërruar dhe e zbrazët. Mirëpo, vërehet se nuk ka ndonjë rregullim, siç ka edhe struktura e jashtme.

Sidoqoftë, Qeveria ka ndarë një fond për renovimin e kësaj shtëpie, mirëpo nuk është thënë nëse do të bëhet muzë apo vetëm do të renovohet dhe të mbetet si e tillë.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.