Kërkohet që qytetarëve t’iu lejohet t’i gjuajnë me armë hajnat në Kosovë

Zëri qytetar

E frikshme: Në mbrëmje me “blic” të telefonit, Golf 2-shi del në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë-

 Vozitësit të cilët ngasin veturën pa ndezur dritat edhe gjatë ditës gjobiten nga Policia e Kosovës. Mirëpo, një vozitës nuk...

Mitrovicasi mundohet të bëjë “drift” tek Liqeni, por gabon dhe e aksidenton veturën luksoze

Një qytetar nga Mitrovica është munduar të bëjë "drit" me veturën e tij tek Liqeni në Mitrovicë. Teksa e kanë...

Një nga “mrekullitë” e arkitekturës ndodhet në Mitrovicë, banesat buzë më buzë në zemër...

Pamja që po shihni duket joreale, por në të vërtetë është në zemër të qytetit të Mitrovicës. Kjo madje, po...

Ankohet mitrovicasi: Në vend të mishit një “fast food” na mbush buken me majonez

Qytetarët e Mitrovicës janë të pakënaqur me ushqimin që po u shërbehet në "fast food". Përveç që po përballen me...

Bedri Hamzës i terrohet sheshi, një javë pasi e rregulloi – prishen dritat dekoruese

Sheshit të Mitrovicës po i shuhen edhe ato pak drita që ishin ndezur për ta ndriquar qytetin në prag...

Naim Rudari, në cilësinë e ish-hetuesit, ka folur rreth vjedhjeve grabitqare dhe grabitjeve që po ndodhin në Kosovë.

Ai tha se grabitjet dhe vjedhjet grabitqare janë shumë më të rrezikshme sesa vjedhjet, sepse sipas tij, dy të parat kanë në vete edhe dhunën.

Rudari gjithashtu tha se ekziston edhe një dallim mes grabitjeve dhe vjedhjeve grabitqare.

“Një dallim i vogël është te vjedhja penale ‘grabitje’ dhe ‘vjedhje grabitqare’ sepse ekzistojnë vjedhjet grabitqare, që është tipike vjedhje, kur ai zihet në flagrancë dhe për ta mbrojtur sendin e vjedhur, përdor sendin e vjedhur për ta mbajtur atë e që bën pjesë te vjedhjet grabitqare, por te grabitjet janë veprat që janë më të rrezikshme se vetë kryerësi e di se do të dalë me dhunë ta marrë sendin, jo në fshehtësi, por do të futet te sendi, ku beson se mund të ketë pasuri të luajtshme. Në përdorim të forcës e merr dhe këtu kemi raste kur, pavarësisht rezultateve dhe rrethanave të tjera, kanë pësuar edhe me fatalitet”, është shprehur Rudari në emisionin “Info Magazine” në Klan Kosovë.

Tutje, ai tha se grabitjet mund të jenë më të rralla, por janë më të rrezikshme, teksa shtoi se vendet më të shpeshta të grabitjeve janë institucionet bankare apo vendet kur parashihet të ketë shuma të mëdha parash.

Më tej, Rudari tha se në Kosovë duhet që të ndërrohet Kodi Penal, pasi sipas tij, në Kosovë kur dikush vëren ndonjë person që është duke kryer vepër penale të vjedhjes ose grabitjes në pronën e tij, atëherë me ligj lejohet që dikush ta zmbrapsë sulmin për ta mbrojtur vetën, por nuk parashihet për ta mbrojtur pasurinë apo interesat e tjera.

“Kjo duhet ndryshuar dhe është interes i qytetarëve që ta kenë në Kodin Penal të Kosovës që t’u mundësohet të gjithë qytetarëve që në rast se përdorin armën për të mbrojtur vetën dhe interesat e tyre pasurore, atëherë të mos llogaritet që kanë përgjegjësi penale në situata të tilla, por të llogaritet se është mbrojtje e nevojshme për të larguar sulmin”, është shprehur Rudari.

Ndërsa, sa u përket dënimeve, Rudari tha se politika ndëshkimore nuk është në nivelin e duhur, por niveli i hetimit, sipas tij, nga ana e institucioneve është i kënaqshëm.

“Niveli i hetimit nga ana e institucioneve është i kënaqshëm. Por, politika ndëshkimore nuk është në nivelin e duhur. As ajo e shkruar në ligj, as ajo që zbatohet në praktikë dhe në këtë rast vlerësoj se duhet të kenë kujdes që të gjithë dhe duhet të ashpërsohen dënimet për këto vepra penale sepse bëjnë pjesë në veprat më të rrezikshme që ndodhin në vend”, ka thënë Rudari

Të fundit

Ky është 26 vjeçari kosovar që u vra sot me thikë

Mediat kanë publikuar fotografinë e të riut që mbeti i vrarë sot në Pejë, si pasojë e një përleshjeje me thika. E.M., 26-vjeç, nuk arriti...

Policia arreston një 83 vjeçar në Skënderaj

Stacioni Policor Skenderaj është duke realizuar edhe ekzekutimin e urdhëresave të lëshuara nga gjykata. Sot me datë 20.01.2022, rreth orës 14:00, në fshatin Polac-Skenderaj, është...

Lajme të tjera