Kapet me një kilogram marihuanë në veturë, arrestohet 28-vjeçari në Vushtrri

Publikuar më:

Një 28-vjeçar është arrestuar të dielën në Vushtrri, pasi policia i ka gjetur në veturë një kilogram substancë narkotike të dyshuar si marihuanë.

Sipas Policisë së Kosovës, më 28 prill 2025, rreth orës 18:00, njësitet policore kishin pranuar informacion se në rrugën “Zymer Haziri” një person po merrej me shitblerje të narkotikëve. Pas pranimit të informacionit, policia ka ndërhyrë dhe ka identifikuar një automjet me targa vendore, pronari i të cilit fillimisht kishte refuzuar ta hapte me arsyetimin se nuk kishte çelësin.

Meqenëse ekzistonin dyshime të bazuara për praninë e narkotikëve, automjeti është konfiskuar, ndërsa i dyshuari, me inicialet E.F., është shoqëruar në stacionin policor.

Më pas, 28-vjeçari ka pranuar ta hapë veturën, ku në bagazhin e saj janë gjetur 10 pako të mbështjella, secila me rreth 100 gram marihuanë – në total një kilogram.

Njësia për Hetimin e Trafikimit të Narkotikëve, bashkë me njësitet policore të Vushtrrisë, kanë vazhduar më tej me kontroll në banesën e të dyshuarit.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.