Elektrosever: Nuk do të ketë rritje të çmimit të rrymës për katër komunat në veri

Publikuar më:

Kompania “Elektrosever” ka njoftuar se rritja e çmimit të energjisë elektrike prej 16,1% nuk do të zbatohet për katër komunat në veri të Republikës së Kosovës.

Nga kjo kompani është bërë e ditur se nuk planifikohet ndonjë shtrenjtim i çmimit të energjisë për konsumatorët që ata furnizojnë.

“Informacioni se çmimet e energjisë elektrike në Kosovë po rriten me 16.1 përqind nuk vlen për katër komunat veriore, pra për konsumatorët që ne furnizojmë me energji elektrike”, kanë deklaruar nga Elektrosever për KoSSev.

Pak ditë më parë, Zyra e Rregullatorit të Energjisë vendosi për rritjen e çmimit të energjisë elektrike prej 16,1%, vendim që ka nxitur reagime dhe protesta të shumta. Ndërkohë, efektet e para të rritjes së çmimit kanë filluar të ndihen në sektorë si kafiteritë dhe furrat e bukës.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.