Kafeja më e shtrenjtë në sheshin e Mitrovicës se në bregdetin shqiptar – çmimi rritet në 1.50 euro, ngrihen dyshime për koordinim mes bizneseve

Publikuar më:

Shumica e kafiterive në sheshet e Mitrovicës kanë rritur çmimin e kafes nga 1.20 euro në 1.50 euro, duke nxitur reagime dhe pakënaqësi te qytetarët.

Një qytetar ka dërguar edhe pamje nga bregdeti shqiptar, ku çmimi i kafes rezulton rreth 120 lekë, duke nxitur krahasime dhe debate për nivelin e çmimeve.

Rritja e çmimit ka ndodhur pothuajse njëkohësisht në shumë lokale, çka ka ngritur dyshime për një koordinim të mundshëm mes pronarëve të kafiterive. Një veprim i tillë, nëse vërtetohet se është i organizuar, mund të jetë në kundërshtim me ligjin për mbrojtjen e konkurrencës, i cili ndalon marrëveshjet që dëmtojnë tregun e lirë dhe konsumatorin.

JU REKOMANDOJMË