“Jepi zë” ndër mediat më të klikuara në të gjitha trojet shqiptare, në Kosovë pjesë e top portaleve

Publikuar më:

E nisur si media lokale për Rajonin e Mitrovicës, “Jepi zë” ka tejkaluar të gjitha parashikimet.

Ani pse nuk përmban rubrika që mund të tërheqin vëmendje si Show Bizz dhe postime “bëj tagg shokun e familjarët”, “Jepi zë” vetëm me lajme po arrin rekorde të reja duke e bërë gazetë unike.

Sot, gazeta njihet në gjitha trojet shqiptare, ndërsa në raglistën mbarëkombëtare renditet e 17-ta. Mediumi që njihet si i qytetarëve, tani po citohet edhe nga mediat e shteteve të rajonit.

Me afro 70 mijë Follow “Jepi zë” është në garë me portale që kanë mbi qindra mijëra ndjekës.

Ndërsa “Jepi zë” në nivel shetëror vazhdon të jetë në top mediat, e renditur sipas aktivitetit dhe lexueshmërise në Facebook nga të gjitha mediat në Kosovë.

Kjo renditje është nxjerrur nga eksperti i portaleve në Kosovë, Valon Kerolli.

“Jepi zë” do të vazhdojë të jetë adresa kryesore e qytetarëve për të rrëfyer shqetësimet.

JU REKOMANDOJMË