Izraeli merr 3 fëmijë kosovarë me sëmundje, do t’i shërojë falas

Publikuar më:

Pa kaluar një javë nga vendosja e Ambasadës së Kosovës në Jorusalem, shteti i Izraelit ka vendosur ti marre 3 fëmijë nga Kosova për t’i shëruar në këtë vend.


Lajmin e ka bërë të ditur Ambasadorja e Kosovës në këtë vend, Ines Demiri. Shërimi i tyre do të jetë falas.

Lexojeni postimin që bëri para pak orësh Ambasadorja e Kosovës në Jorusalem, Ines Demiri:

Sot zhvillova një takim të rëndësishëm dhe të frytshëm me z. Simon Fisher, Drejtor Ekzekutiv i organizatës humanitare “Save a Child’s Heart” me seli në Holon të Izraelit, dhe me Ambasadorin Dan Oryan – Drejtor pranë Departamentit për Ballkan në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Izraelit.

E mirëprita kërkesën e z. Fisher dhe ambasadorit z. Oryan për bashkëpunim të ngushtë me ambasadën tonë në Jerusalem. Si fryt i këtij bashkëpunimi, tre fëmijë nga Kosova, të shoqëruar nga nënat e tyre, gjatë ditëve në vijim, do të vijnë për shërim në Izrael.

Falënderoj z. Simon Fisher, ambasadorin Dan Oryan dhe Shtetin e Izraelit për ndihmën e ofruar për shërimin e fëmijëve tanë dhe për gatishmërinë për bashkëpunim të ngushtë në të gjitha fushat mes shteteve tona”, tha ambasadorja e Kosovës përmes një postimi.

Sipas saj, ky është vetëm fillimi pasi projekte të natyrave të tilla apo të fushave tjera do të realizohen në vijim.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.