Ish-përkrahësi i VV-së, Albert Shabani, ka kritikuar partinë që e kishte mbështetur më parë, duke publikuar një fotografi nga Skenderaj.
Shabani, në reagimin e tij, ironizoi pretendimet e Vetëvendosjes për gjendjen në këtë qytet, duke shkruar se pamja nuk i përket Augsburgut të Gjermanisë, por Skenderajt, për të cilin – sipas tij – VV kishte pretenduar se ishte shkatërruar gjatë qeverisjes së Sami Lushtakut.
“Nuk është Augsburgu i Gjermanisë. Është qyteti i Skenderajt, i cili sipas VV-së është shkatërruar nga Sami Lushtaku”, ka shkruar ai, duke shtuar më tej kritika ndaj qeverisë aktuale.
Ai ka theksuar se “i qeshin të tjerët e nuk e shohin veten”, duke ironizuar edhe buxhetin prej rreth 4 miliardë eurosh që, sipas tij, nuk po reflektohet në zhvillim.






