Ish-nënkryetari Besim Muzaqi ia mësyen “drejtorllëkut” në Spitalin e Vushtrrisë

Publikuar më:

Pas shpalljes së konkursit publik nga Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës për pozitën e drejtorit të Spitalit të Përgjithshëm “Sheikh Zayed” në Vushtrri, në këtë proces ka aplikuar vetëm një kandidat.

Ish-nënkryetari i Komunës së Vushtrrisë, Besim Muzaqi, ka paraqitur kandidaturën e tij për të udhëhequr këtë institucion shëndetësor.

Muzaqi ka shërbyer si nënkryetar i Komunës së Vushtrrisë në periudhën 2017–2021. Ai është i diplomuar në Fakultetin e Farmacisë në Universiteti i Prishtinës, ku ka përfunduar edhe studimet master. Po ashtu, ai zotëron një diplomë të dytë master në Inxhinieri dhe Teknologji Ushqimore.

Në të kaluarën, Muzaqi ka mbajtur edhe postin e kryetarit të Shoqatës Farmaceutike të Kosovës për një mandat.

JU REKOMANDOJMË