Ish-deputetja Valdete Idrizi do të jetë drejtoreshë në qeverisjen e Bedri Hamzës

Publikuar më:

Ish-deputetja nga Mitrovica, Valdete Idrizi, anipse nuk ishte pjesë e listës për asamble komunale nga PDK, do të bëhet pjesë e ekipit të kryetarit të ri.

“Jepi zë” përmes burimeve të veta ka kuptuar se ajo në qeversijen e re komunale do të jetë pjesë e ekzekutivit komunal.

Idrizi, besohet se do ta marrë në udhëheqje njëren nga drejtoritë, fushën dhe veprimtarinë e së cilës ajo e njeh mirë nga e kaluara.

Kryetari i ri në ardhje, Bedri Hamza, është duke i kompletuar drejtorët e drejtorive me të cilët do të udheheq në katër vitet e ardhshme.

Ndryshe, Hamza ditën e premte me datë 26.11.2021 duke filluar nga ora 10:00 do ta bëjë betimin si kryetar i Komunës së Mitrovicës.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.