Ish-basketbollisti i Trepçës, Imer Tahiri, tani trajneri i suksesshëm në Gjermani

Publikuar më:

Imeri Tahiri që dikur ishte lojtar i KB Trepçës, tani po korr suksese në Gjermani me skuadrën Zuffenhausen 89er.

Ai e mori nën menaxhim një skuadër që qëllim kishte vetëm mbetjen në ligë, mirëpo arriti ta ngjiste në pozitën e katërt, shkruan “Jepi zë”.

Në një ligë me 12 ekipe në Landesliga në Republikën e Baden-Württemberg, Imeri arriti të dilte në pjesën e parë të tabelës.

Për “Jepi zë”, ai ka thënë se tani ka disa oferta për të ardhmen.

“Pretendimi i klubit ishte mbetja në ligë për shkak të problemeve financiare dhe ripërtrimi i ekipit. Prej kohës kur unë e mora drejtimjn e ekipës, synimi im ishte një ligë me lartë, po fati ynë ishte lëndimi i lojtarit kryesor si dhe një largim. Këtë sezon e përmbyllëm në pozitën e 4. Mund të them lirshëm që kisha një sezon të suksesshëm dhe tani kam marrë oferta nga ekipe si:
NBBL(Bundeslinga 1 )U19 SZ, GIANTS Kornwesterheim, Ligën Probe te senioret Sportverein Fellbach”, ka thënë Tahiri.

JU REKOMANDOJMË