Inspektorët komunalë largojnë një aneksë-hyrje të vendosur pa leje në trotuar

Publikuar më:

Lirimi i hapësirave publike në Mitrovicë po vazhdon.

Drejtori i Inspekcionit, Valon Brahimi ka bërë të ditur se inspektorët komunalë kanë larguar një aneksë-hyrje të vendosur në trotuar pa leje, shkruan Jepi zë.

Brahimi tha se në ditët në vijim drejtoria e Inspekcionit do të vazhdojë me lirimin e hapësirave publike.

Postimi i plotë:

Trotuarët janë për këmbësorë, jo për anekse e barriera të ndryshme që kufizojnë ose pengojnë lirinë e lëvizjes së lirë të qytetarëve! Mbi këtë bazë inspektorët komunal kanë larguar një aneksë-hyrje të vendosur në trotuar pa leje përkatëse të organeve kompetente!

Në ditët në vijim DI do të vazhdoj me lirimin e hapsirave publike.

JU REKOMANDOJMË