Gazetari dhe moderatori Ermal Panduri ka ngritur shqetësime për shpenzimet e importit të energjisë elektrike në Kosovë, duke vënë në pikëpyetje përfitimet e ndërmjetësve.
Sipas Pandurit, vetëm gjatë ditës së djeshme Kosova ka blerë energji elektrike në vlerë prej 507,544.72 eurosh, brenda 24 orëve — mbi gjysmë milioni euro në një ditë të vetme.
“Shumëzojeni këtë me ditë, muaj, vite dhe e kuptoni për çfarë niveli parash po flas”, thekson ai, duke sugjeruar se shifrat vjetore arrijnë nivele shumë të larta financiare.
Në këtë kontekst, Panduri shtron një pyetje të drejtpërdrejtë: nga kjo shumë, sa ka përfituar vetëm dje Marin Gjonaj i kompanisë ETMT Energy?
Pyetja e tij ngre dilema mbi përfitimet nga importi i energjisë dhe rolin e ndërmjetësve në këto transaksione.







