I rritur në kushte jo të mira, shkoi në mërgim për të punuar dhe u kthye në Kosovë: Naser Imeri tani ndanë mbi 200 mijë euro në vit për bamirësi

Publikuar më:

Naser Imeri është biznismen nga Vushtrria dhe ka në pronësi kompaninë gjigante “Ariani Company”, punëdhënësin më të madh në rajon.

Ai tregon se është rritur në kushte jo të mira ekonomike si fëmijë. Pas daljes nga Kosova, Imeri qëndroi disa vjet në mërgim, nga ku më pas kthehet përseri në Kosovë dhe merret me biznes.

Fati dhe puna bëjnë që ky i fundit të arrijë të bëhet milioner, por pa harruar asnjëherë të kaluarën e tij të rëndë.

Naseri tregon se vazhdimisht nga buxheti i tij dhe kompanisë ndanë nga 200 mijë euro në vit për bamirësi.

Këto mjete ai thotë se ka shumë dëshirë që t’i rris edhe më tepër pasi, siç thotë ai, “sa më shumë që po jep, aq më shumë po i rritet pasuria”.

Naser Imeri është ndër të paktit që merren me humanizëm, por deri vonë nuk i ka bërë publike.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.