I pranuari që u takua me zëvendëskryeministrin: Morëm garanci që nuk anulohet konkursi në Trepçë

Publikuar më:

Sot dhjetëra persona protestuan para Qeverisë së Kosovës, duke kërkuar që të mos anulohet konkursi për punëtorët e Trepçës.


Nga ta, 3 persona u futën në takim me zëvendëskryeministrin Haki Abazi, me të cilin biseduan lidhur me këtë çështje.

Një prej të pranuarve që ishin në takim në Qeveri, tha se kanë marrë garanci se konkursi nuk do të anulohet.

“Une personalisht se bashku me 2 persona kandidat qe jemi pranuar ne trepqe biseduam me zevendes kryeministrin Haki Abazi dhe morem garanci qe nuk anulohet konkursi , thenja e tij ishe ne nuk jemi te largojm njerez nga puna po jemi per te punsuar njerez. Emri im eshte perfolur ne emisioni jeta ne kosove se gjoja kam bere shkelje ligjore dhe manipuluese qe nuk jam hyr fare ne test. E argumentova me fakte konkrete qe kam hyr ne teste dhe vetem me merita jam pranuar ne trepqe, mirpo eshte bere nje gabim teknik qe emri im rezulton ne minieren e Artanes. Betohem qe nuk kam bere asnje gabim lidhur me punsimin tim”, ka thënë Sabedin Smakolli.

Ndryshe, Trepça kishte anuluar pjesërisht disa pozita që ishin në konkursin e fundit, të cilat do të rishpallen.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.