HIB përfitoi nga shteti hiç më pak se 307 mijë euro

Zëri qytetar

E rrezikshme: Kabllot e rrymës në mes të rrugës në “Gorimahallë”, një bager i...

Një bager i madh ka kaluar para pak minutash në lagjen e njohur si “Gorimahalla” dhe ka bërë një...

Banorët e fshatit Dedi bëjnë punë të madhe, ia ndërrojnë kulmin shkollës që u...

Banorët e fshatit Dedi kanë marrë aksion për ta hequr kulmin e shkollës që u dëmtua nga reshjet atmosferike. Sipas...

Ankohet qytetari: Asnjë mjek në vendin e punës në Pediatrinë e spitalit të Skënderajt

Papërgjegjësia e stafit mjekësor në Spitalin e qytetit të Skënderajt, ka revoltuar një pacient. Ai ka dërguar disa pamje në...

Sjellja skandaloze e zyrtares së Komunës së Mitrovicës, e fyen një 75 vjeçar që...

Para rreth një ore, një burrë i moshuar ishte ulur në karriget e zyrës së Komunës së Mitrovicës ku...

Ngriten dyshime për keqpërdorim të parave që u mblodhën për Nazlije Sherifin

Ditë më parë, vëllai i tashmë të ndjerës Nazlije Sherifi, theksoi se janë mbledhur 56 mijë e 442 euro...

Qeveria e Kosovës kishte ndarë 60 milionë euro për bizneset në kuadër të Pakos së Rimëkëmbjes në tetor të vitit 2020.


Listën e plotë të përfituesve të kësaj ndihme e ka publikuar ministri i ri, Hekuran Murati, e cila përmban 50 biznese, shkruan “Jepi zë”.

“50 bizneset që përfituan më së shumti nga Pako e Rimëkëmbjes prej 60 milionë euro shpërndarë nga Qeveria e kaluar, në tetor të vitit 2020. Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, në frymën e transparencës, po ashtu edhe në zbatim të marrëveshjes financiare ndërkombëtare me Bashkimin Evropian të nënshkruar dhe ratifikuar në Kuvend, publikon listën e 50 bizneseve që përfituan më së shumti nga pako prej 60 milionë eurove, e shpërndarë nga Qeveria e kaluar në tetor të vitit 2020”, ka thënë ministri.

Ndërkohë, cka bie në sy, është fakti që katër bizneset që kanë përfituar më së shumti nga kjo pako ndihme, janë biznese që janë prekur thuajse më së paku.

Kompania që ka përfituar më së shumti është Viva Fresh, e cila ka të deklaruar 2967 punëtorë. Kjo kompani ka përfituar nga shteti 860 mijë e 615 euro për 1 muaj.

Pas saj vije ELKOS që njihet me rrjetin e marketeve ETC, e cila ka 2330 punëtorë. Kjo kompani ka përfituar 675 mijë e 845 euro.

E treta në këtë listë është kompania Proex që njihet me rrjetin e markeve INTEREX, e cila ka 1155 punëtorë. Proex ka përfituar 335 mijë e 22 euro.

E katërta në listën e përfituesve është kompania HIB Petrol, që ka të deklaruar 1060 punëtorë. HIB ka përfituar 307 mijë e 466 euro vetëm në muajin tetor.

Nëse mblidhen në total përfitimet e këtyrë katër kompanive, del se vetëm këto kanë përfituar nga shteti hic më pak se 2 milionë e 178 mijë e 948 euro.

Ndryshe, vlen të theksohet se bizneset më të vogla janë ankuar se shteti nuk i ka ndihmuar sa duhet, sidomos sektori i gastronomisë, i cili ishte mbyllur tërësisht./jepize.com

- Advertisement -

Të fundit

Jasharaj do ta padis Qeverinë, paralajmëron edhe greva nga mësimdhënësit

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), pritet të dorëzojë shumë shpejtë dy padi ndaj Ministrisë së Financave dhe asaj të Arsimit. Kryetari...

Lajme të tjera