Prokuroria Themelore në Prishtinë ka nisur hetimet zyrtare për shembjen e dheut që ka ndodhur në një lagje të kryeqytetit. Kryeprokurori Zjenullah Gashi ka dhënë detaje të para lidhur me veprimet e ndërmarra.
Është intervistuar personi përgjegjës i kompanisë “Klub Invest” dhe më pas është liruar. Hetimet do të zgjerohen edhe tek zyrtarët komunalë nëse vërehet se kanë pasur përgjegjësi mbikëqyrëse.





