“Heroina”, i arrestuari për vrasjen e trefishtë në Gllogjan, tatu në dorë emrin e motrës së vetëvrarë

Publikuar më:

Halil Mehmetaj dhe dy djemtë e tij, Kreshnik dhe Malsor Mehmetaj janë arrestuar nga Policia, si të dyshuar për vrasjen e trefishtë që ndodhi më 26 nëntor në Gllogjan.

Motivi i kësaj vrasjeje dyshohet se është hakmarrje për vetëvrasjen e vajzës dhe motrës së tyre, 20-vjeçares Heroina Mehmetaj, e cila i dha fund jetës së saj vitin e kaluar.

Vdekja tragjike e Heroinës tronditi vendin më 14 qershor 2020. Pasi ajo i dha fund jetës, vëllai i saj, që sot u arrestua, Malsor Mehmetaj kishte bërë tatu emrin e motrës “Heroina”.

Malsori bashkë me vëllain Kreshnikun, e babain Halilin dyshohet se u hakmorrën ndaj shoferit të autobusit Gani Gjokaj, të cilin dyshohet se e vranë pasi e fajësonin për vetëvrasjen e më të dashurës së tyre, Heroinës.

Prokuroria Themelore në Pejë sonte njoftoi për arrestimin e tre personave, të cilët tashmë janë dërguar në ndalim. Sinjali po ashtu raportoi se përveç arrestimit të tre personave, njësitet policore tashmë kanë nisur aksionin për kapjen e të dyshuarit të katërt lidhur me këtë vrasjen e trefishtë.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.