Sipas informacioneve të para, një mjet shpërthyes është hedhur mbrëmë në objektin e komunës së Zveçanit.
Ky shpërthim ka shkaktuar dëme materiale të konsiderueshme, shkruan Jepi zë
Dëmet janë regjistruar kryesisht në disa automjete që ishin të parkuara afër objektit, ndërkohë që nuk raportohet për të lënduar e personave që ndodheshin në zonë në momentin e shpërthimit.
Policia e Kosovës kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat dhe motivet e këtij akti të dhunshëm.
Ndryshe dje në seancën e Kuvendit Komunal të Zveçanit ishte intinuat dhe vendosur flamuri kombëtar/ Jepi zë
📷 Kossev