7 vjeçari Avni Morina nga Gjakova ka vdekur pasi ka rënë në kontakt me rrymën.
Familja tashmë ka hapur të pamen për të.
Varrimi i 7 vjeçarit do të bëhet sot në orën 16:00 në varrezat e qytetit.
Lajmin e kishte konfirmuar zëdhënësi i policisë për Gjakovën, Sheremet Elezaj, i cili tha se fëmija ishte duke u trajtuar në spital por nuk mbijetoi.
“Me datën 21.08.2022 rreth orës 19:20 nga Spitali Rajonal në Gjakovë është pranuar informacion se viktima, mashkull i lindur në vitin 2015, i cili ishte duke u trajtuar në spital si pasojë e kontaktit me energji elektrike, kishte ndërruar jetë. Njësitet relevante të policisë janë duke e trajtuar rastin si dhe është njoftuar Prokurori i Shtetit me vendimin e të cilit është iniciuar rast “Hetim i vdekjes”, thuhej në konfirmimin e Elezajt.






