Gjermania po kërkon shoferë, rroga 2300 euro

Publikuar më:

Rritja e transportit duket se është e pandërprerë me kompanitë shumëkombëshe që kërkojnë vazhdimisht drejtues të rinj profesionistë për nevojat që dalin, duke dhënë paga të kënaqshme për të plotësuar menjëherë vendet e lira.

Midis tyre janë kompanitë në Gjermani të cilat po kërkojnë jo një ose dy, por 500 shoferë me paga shumë të kënaqshme për të plotësuar nevojat e tyre, shkruan “Newsauto.gr”.

“Në Shtutgart paga është 2500 euro, në Frankfurt 2750, në Berlin 2300 euro, në Hamburg 2.500 euro, në Bavari 2500 euro neto. Kandidatët e interesuar duhet të na dërgojnë një CV në [email protected]” shkruan media greke.

Gjithashtu Britania e Madhe ka nevojë urgjente për rreth 100 mijë shoferë kamionësh. Ekspertët paralajmërojnë se mungesa e tyre nuk është problem vetëm për Britaninë e Madhe po rrezikon të përhapet në pjesë tjetër të Europës duke shkaktuar probleme në transport.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.