Gjendet pa shenja jete një burrë në banesën e tij në Mitrovicë

Publikuar më:

Një burrë është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në Mitrovicë, kanë bërë të ditur autoritetet policore.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, rasti është raportuar më 2 mars 2026, rreth orës 12:00. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore si dhe ekipi mjekësor, i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion, ndërsa rasti po hetohet nga organet kompetente.

JU REKOMANDOJMË