Fshatarët e Kçiqit do ta bllokojnë magjistralen Mitrovicë-Prishtinë, protestojnë kundër gurthyesit të “Lirigzonit”

Publikuar më:

Banorët e fshatit Kçiq i Madh, duket se kanë humbur durimin me organet komunale dhe qendrore lidhur me shqetësimin e tyre të kahmotshëm rreth gurthyesit të vendosur mbi fshat.


Ata kanë thënë se, meqë nuk u morën parasysh dy protesta paqësore, ajo e radhës do të jetë më radikale deri në bllokim të magjistrales Mitrovicë-Prishtinë, shkruan “Jepi zë”.

Sipas njoftimi që ka lëshuar Këshilli i Fshatit, banorët kërkojnë që të merren parasysh dëmet që po sjell ky gurthyes për fshatin.

“Këshilli i fshatit  pas dy protestave paqësore i bën thirrje organeve kompetente komunale dhe qendrore që të reflektojnë urgjentisht  karshi kërkesave te banorëve lidhur dëmet që po i shkaktohen fshatit nga gurthyesi perndryshe në  ditet ne vijim do të nuk do të zhvillohet protesta në lokacionin e njejte por do të  ndermarrim masa më radikale duke u zhvendos me lokacionin e protestës deri edhe me bllokimin e magjistrales Mitrovicë Prishtinë! Por para se të ndodh kjo urojmë për reflektim të organeve kompetente në nivel lokal dhe qendror!”, thonë Këshilli.

Ndryshe, duhet theksuar se banorët e këtij fshati bllokuan të shtunën rrugën e fshatit që dërgon tek gurthyesi, mirëpo asnjë kërkesë nuk u mor parasysh.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.