Kryetari i Mitrovicës, Faton Peci, ka uruar besimtarët katolikë dhe protestantë me rastin e festës së Pashkëve, duke theksuar rëndësinë e bashkimit dhe solidaritetit.
Ai ka vlerësuar se kjo ditë feste duhet të shërbejë si moment afrimi mes qytetarëve, në frymën e tolerancës fetare që karakterizon vendin. Sipas tij, festat e përbashkëta janë mundësi për të forcuar harmoninë dhe bashkëjetesën.
Peci ka theksuar se Pashkët simbolizojnë dashurinë, sakrificën dhe përulësinë, duke uruar që këto vlera të shoqërojnë qytetarët në përditshmëri.
“Gëzuar Pashkët!”, përfundon urimi i tij.
Faton Peci uron besimtarët: Pashkët, mesazh bashkimi, harmonie dhe solidariteti
Publikuar më:





