Eskalon Burimi: E prek në qafë Lelën, banorja detyrohet të largohet

Publikuar më:

Në edicionin e fundit të Big Brother VIP Kosova, Burimi ka bërë disa deklarata interesante rreth qëllimit të tij në shtëpi, duke theksuar se ka hyrë për dashuri.

Ai shpesh është parë duke qëndruar afër vajzave, sidomos me Lelën, e cila ka shprehur se dëshiron të ruajë një marrëdhënie miqësore.

Megjithatë, situata duket se është bërë më e tensionuar në episodet e fundit.

Burimi, duke shfaqur një interes më të madh, e ka ngacmuar Lelën, duke e prekur në qafe ndërsa ata qëndronin jashtë me disa banorë të tjerë.

Lela, e cila ka shprehur disa herë se e ka bezdi të preket, reagoi menjëherë, duke i kërkuar që të largohet dhe të mos e prekë.

Ajo theksoi se, përveçse e ka ndjerë bezdinë, e ka bërë të qartë se nuk dëshiron asnjë lloj ngacmimi.

Në fund, Lela u largua, ndërsa Burimi filloi të ngriste zërin, duke i thënë “Ik, shko flej”.

VIDEO

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.