Një fëmijë 8 vjeçar me emrin Aid, ka dërguar një letër falenderuese për zjarrfikësit nga Mitrovica.
Ai përmes kësaj letre i ka falenderuar për intervenimin që bën zjarrfikësit mitrovicas, në një rast që mund të ishte fatal për jetën e tij, shkruan Jepi zë.
Djaloshi 8 vjeçar i ka quajtur “superheronjë” zjarrfikësit mitrovicas.
“Unë isha në gjumë dhe mendova që po ëndërroja por ju ishit me të vërtet ata që na shpëtuat neve dhe shtëpinë”, ka shkruar Aidi
Ndryshe, zjarrfikësit nga Mitrovica kanë intervenuar shumëherë gjatë këtij viti në shumë raste ku rrezikohej jeta e qytetarëve./ Jepi zë