Emocionuese: 8 vjeçari u dërgon letër falenderuese zjarrfikësve të Mitrovicës – “Ju ma shpëtuat jetën derisa unë isha në gjumë”

Publikuar më:

Një fëmijë 8 vjeçar me emrin Aid, ka dërguar një letër falenderuese për zjarrfikësit nga Mitrovica.

Ai përmes kësaj letre i ka falenderuar për intervenimin që bën zjarrfikësit mitrovicas, në një rast që mund të ishte fatal për jetën e tij, shkruan Jepi zë.

Djaloshi 8 vjeçar i ka quajtur “superheronjë” zjarrfikësit mitrovicas.

“Unë isha në gjumë dhe mendova që po ëndërroja por ju ishit me të vërtet ata që na shpëtuat neve dhe shtëpinë”, ka shkruar Aidi

Ndryshe, zjarrfikësit nga Mitrovica kanë intervenuar shumëherë gjatë këtij viti në shumë raste ku rrezikohej jeta e qytetarëve./ Jepi zë

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.