Emergjenca e Mitrovicës ua kërkon 10 euro pacientëve që shkojnë pa udhëzim të mjekut familjar

Publikuar më:

Qytetarë të Mitrovicës janë ankuar se nuk i kanë marrë shërbimet mjekësore në Emergjencën e Mitrovicës.

Mjekët aty – pacientëve ua kërkojnë udhëzimin e mjekut familjar.

Dhe, kjo ndodh pavrësisht se në hyrje të objektit të Emergjencës së Mitrovicës shkruan se “vizita pa udhëzim paguhet 10 euro”.

Por, sinjalizusit thonë se shërbimet mjekësore nuk i kanë marrë nga mjekët aty, ndonëse kanë shprehur gatishmërinë të pagujanë shumë të cilën administrata e Emergjencës e ka vendosur në njoftim.

Për këtë çështje sinjali ka tentuar të kontaktojë me Gëzim Berishën, drejtor mjekësor në Spitalin e Mitrovicës, por i njëjti e ka pasur telefonin e fikur

JU REKOMANDOJMË