Edhe një dorëheqje në Qeverinë Kurti, largohet zëvendësministri që ishte dënuar se keqpërdori kartelën e shtetit

Zëri qytetar

Banorët e fshatit Dedi bëjnë punë të madhe, ia ndërrojnë kulmin shkollës që u...

Banorët e fshatit Dedi kanë marrë aksion për ta hequr kulmin e shkollës që u dëmtua nga reshjet atmosferike. Sipas...

Ankohet qytetari: Asnjë mjek në vendin e punës në Pediatrinë e spitalit të Skënderajt

Papërgjegjësia e stafit mjekësor në Spitalin e qytetit të Skënderajt, ka revoltuar një pacient. Ai ka dërguar disa pamje në...

Sjellja skandaloze e zyrtares së Komunës së Mitrovicës, e fyen një 75 vjeçar që...

Para rreth një ore, një burrë i moshuar ishte ulur në karriget e zyrës së Komunës së Mitrovicës ku...

Ngriten dyshime për keqpërdorim të parave që u mblodhën për Nazlije Sherifin

Ditë më parë, vëllai i tashmë të ndjerës Nazlije Sherifi, theksoi se janë mbledhur 56 mijë e 442 euro...

Mërgimtari pranon se parkoi veturën keq: U kërkon falje qytetarëve, por ofendon “Jepi zë”

Sot në mëngjes në adresë të Jepi zë, një qytetar raportoi se një veturë kishte bllokuar rrugën për qarkullimin...

Zëvendësministri i Financave, Qazim Rrahmani, ia ka dorëzuar dorëheqjen e tij kryeministrit Albin Kurti.


Lajmin e ka bërë të ditur vetë ai përmes një postimi në Facebook.

Ndonëse i njëjti ishte i dënuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare, dorëheqjen nuk e ka dorëzuar për këtë arsye. Rrahmani ka thënë se arsyeja e këtij vendimi është që subjekti i tij PAI e ka parë të arsyeshme që kontributin i tij të jetë në një pozitë tjetër politike.

“Sot unë Qazim Rahmani kam kërkuar nga kryeministri Kurti , lirimin nga detyra e zv.Ministërit tê MFPT-së. Arsyeja e këtij vendimi është që subjekti im PAI ka parë të arsyeshme që kontributin im të jetë në një pozitë tjetër politike andaj kontributi dhe angazhimi im nuk do të mungoj në të mirë të komunitetit dhe subjektit politik PAI-së”, thuhet në njoftim.

Rrahmani në tetorin e vitit 2018 është dënuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë pasi ishte vërtetuar se gjatë kohës në të cilën ka ushtruar pozitën e zëvendësministrit në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale, duke e shfrytëzuar këtë pozitë ka tejkaluar kompetencat e tij ligjore në mënyrë që t’i sjellë vetës përfitim pasuror.

Prokuroria pretendonte se Rrahmani, gjatë periudhës qershor 2015 e deri në janar 2016, nga kartela bankare zyrtare, e destinuar për udhëtime jashtë vendit, ka nxjerrë shumën prej 12.363.40 euro, pa pasur aprovim për udhëtime zyrtare.

Për këtë vepër ai ishte dënuar gjashtë muaj burgim, mirëpo, me pëlqimin të tij, ky dënim me burg i ishte zëvendësuar pastaj në dënim me gjobë në lartësi prej 3,000 euro, për të cilin vendim ai nuk kishte bërë fare ankesë.

Ai po ashtu ishte obliguar që t’ia kthejë Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS) edhe shumën prej 4,858.89 euro, ngase më parë ia kishte kthyer kësaj ministrie shumën prej 7.504.51euro.

Mirëpo Rrahmni, që vjen nga Partia e Ashkalinjëve për Integrim (PAI), ishte emëruar në pozitën e zëvendësministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit edhe në Qeverinë e udhëhequr nga ish-Kryeministri Avdullah Hoti, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Rrahmani në vazhdimësi ka mbajtur pozita në Qeveritë e Kosovës. Në Qeverinë e ish-kryeministrit Ramush Haradinaj, Rrahmani, kishte qenë zëvendësministër në Ministrinë për Komunitete dhe Kthim.

Në bazë të aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Qazim Rrahmani, akuzohej se gjatë kohës në të cilën ka ushtruar pozitën e zëvendësministrit në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale, duke e shfrytëzuar këtë pozitë ka tejkaluar kompetencat e tij ligjore në mënyrë që t’i sjellë vetës përfitim pasuror.

Prokuroria pretendonte se Rrahmani, gjatë periudhës qershor 2015 e deri në janar 2016, nga kartela bankare zyrtare, e destinuar për udhëtime jashtë vendit, ka nxjerrë shumën prej 12.363.40 euro, pa pasur aprovim për udhëtime zyrtare.

Gjithnjë sipas aktakuzës, nga shuma e përgjithshme e cila ishte tërhequr, MPMS-së, Rrahmani ia ka kthyer 7.504.51 euro, ndërsa dëmi i mbetur ndaj MPMS-së arrinte vlerën prej 4,858.89 euro.

- Advertisement -

Të fundit

Lajme të tjera