Edhe Agim Bahtiri do të jetë personi i parë që do të vaksinohet në Mitrovicë

Zëri qytetar

Banorët e fshatit Dedi bëjnë punë të madhe, ia ndërrojnë kulmin shkollës që u...

Banorët e fshatit Dedi kanë marrë aksion për ta hequr kulmin e shkollës që u dëmtua nga reshjet atmosferike. Sipas...

Ankohet qytetari: Asnjë mjek në vendin e punës në Pediatrinë e spitalit të Skënderajt

Papërgjegjësia e stafit mjekësor në Spitalin e qytetit të Skënderajt, ka revoltuar një pacient. Ai ka dërguar disa pamje në...

Sjellja skandaloze e zyrtares së Komunës së Mitrovicës, e fyen një 75 vjeçar që...

Para rreth një ore, një burrë i moshuar ishte ulur në karriget e zyrës së Komunës së Mitrovicës ku...

Ngriten dyshime për keqpërdorim të parave që u mblodhën për Nazlije Sherifin

Ditë më parë, vëllai i tashmë të ndjerës Nazlije Sherifi, theksoi se janë mbledhur 56 mijë e 442 euro...

Mërgimtari pranon se parkoi veturën keq: U kërkon falje qytetarëve, por ofendon “Jepi zë”

Sot në mëngjes në adresë të Jepi zë, një qytetar raportoi se një veturë kishte bllokuar rrugën për qarkullimin...

Drejtoresha e Shëndetësisë në komunën e Mitrovicës Erseka Hasanaj- Barani, ka folur rreth procesit të përgatitjes për vaksinimin e qytetarëve me vaksinën anti-COVID.


Ajo ka thënë se janë përmbushur të gjitha kërkesat e dala nga planit për vaksinim kundër COVID-19.

“Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në bazë të planeve për vaksinimin kundër COVID-19, ka arritur që të përmbush të gjitha kërkesat që kanë dalë nga ky plan. Fillimisht duke filluar me përcaktimin e ekipeve për vaksinimin e popullatës, njëkohësisht krijimin e hapësirave të nevojshme për vaksinim, po ashtu edhe përshtatjen e këtyre hapësirave dhe kushteve teknik të vaksinimit dhe të gjitha aktivitetet e tjera që dalin nga ky plan i vaksinimit kundër COVID-19. Ne jemi të gatshëm në momentin që Ministria e Shëndetësisë na furnizon me dozat e vaksinave të nevojshme për komunën e Mitrovicës”, tha ajo në një lidhje direkte në Klan Kosova.

E para e Shëndetësisë në Mitrovicë theksoi se dozat e para pritet të arrin gjatë të enjtes ose të premtes.

“Gjatë takimit të sotëm virtual që kam pasur edhe me Qendren Kryesore të Mjekësisë Familjare, nuk na kanë dhënë një ditë të saktë apo datë, mirëpo në bazë të informatave kanë thënë që gjatë kësaj jave pritet furnizimi me dozat e nevojshme për komunën e Mitrovicës”.

“Edhe ne presim që gjatë ditës së enjte apo të premtë që të bëjmë furnizimin me dozat e nevojshme të vaksinimit. Meqenëse grupet e themeluara nga QKMF-ja, do të shkojnë të mërkurën për të parë se si po funksionon procesi i vaksinimit. Ne kemi bërë trajnimin e tyre, kemi bërë ndarjen e hapësirave të nevojshme, kemi bërë edhe përgatitjen për raportim me format përkatëse, njëkohësisht kemi bërë përgatitjen për mirëmbajtjen e zinxhirit të ftohtë , transportimin e tyre si edhe hartimin e planit operacional për vaksinim”.

Hasanaj – Barani, shtoi se të parët që do të vaksinohen me vaksinën anti-COVID janë personeli shëndetësor prej 540 vetash nga QKMF-ja dhe Spitali Rajonal.

“Në bazë të fazës së parë do të vaksinohen personeli shëndetësor. Kujdesi parësor, pra QKMF dhe Spitali Rajonal janë 540 persona që do të vaksinohen të parët”.

“Persona mbi 80 vjeç në bazë të regjistrimit i kemi diku rreth 1 mijë e 500. Mirëpo vullnetarisht që janë lajmëruar për t’u vaksinuar janë rreth 500 persona. Mirëpo ekipet nga Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare do të kontaktojë edhe njëherë ata për të pasur një shifër më të saktë”.

Erseka Hasanaj-Barani ndër të tjera tha se gatishmëri për t’u vaksinuar i pari ka shprehur edhe kryetari i komunës Agim Bahtiri.

“Natyrisht që edhe kryetari ka shprehur gatishmërinë e tij, që të vaksinohet se qytetarët duhet të vaksinohen. Vlen të theksohet se në mesin e personave që do të vaksinohen janë ata me sëmundje kronike, ata me dializë, diabetikë dhe ata me sëmundje kardio-vaskulare”.

- Advertisement -

Të fundit

Lajme të tjera