E turpshme: Një mitrovicas fshin prapanicën e qenit me flamur të Kosovës

Publikuar më:

Një gjest i pahijshëm ka ndodhur në një prej fshatrave të Mitrovicës, ku një qytetar nuk hezituar ta përdhos flamurin e shtetit.


Në një fotografi që ka siguruar “Jepi zë”, shihet një burrë që me flamur të Kosovës fshin prapanicën e qenit të tij.

“Jepi zë” e di identitetin e personit, mirëpo nuk dëshiron ta publikojë për arsye privatësie. Mirëpo, duhet theksuar se personi nuk është i angazhuar politikisht.

Sidoqoftë, gjesti i tij është konsideruar i turpshëm nga disa qytetarë të cilët e kanë adresuar fotografinë tek “Jepi zë”.

Ndryshe, flamuri i Kosovës edhe pas 12 vitesh pavarësi vazhdon të mos pranohet nga disa, e madje të përdhoset. Ka pasur raste kur ai është djegur e shkelur me këmbë.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.