Në Kosovë tash e disa kohë diskutohet për krijimin e WC-ve publike.
Si mungesë e tyre, shpeshherë janë parë veprime të turpshme të qytetarëve të cilët kanë kryer nevojat e tyre fiziologjike në hapësira publike.
Një pamje të turpshme e ka siguruar “Jepi zë” ku qytetari shihet duke urinuar në rrugën “Agim Ramadani”, më saktësisht përball disa qendrave tregtare në Mitrovicë
Në mes të ditës e në mes të rrugës pa fije turpi qytetari kryen urinimin, ndërsa pamja është kapur nga qytetarët, të cilët e kanë dërguar në Jepi zë.