E turpshme: Hajnat tentojnë t’i vjedhin lopët e një fshatari

Publikuar më:

Një vjedhje ka mbetur në tentativë gjatë orëve të para të së shtunës në Majac të Podujevës.

Policia ka njoftuar të dielën se një person ka raportuar që kafshët e tij është tentuar të vidhen nga stalla.

Sipas viktimës, pas zhurmës së kafshëve që ka dëgjuar, ka vërejtur rreth katër persona të panjohur që kanë tentuar t’i vjedhin lopët, por që janë larguar me të vërejtur viktimën.

Ai ka shtuar se gjatë largimit të tyre, të dyshuarit kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të tij, me ç’rast ka pësuar lëndime.

“Viktima ka pranuar tretman mjekësor pasi në pjesën e abdomenit kishte pësuar një lëndim sipas të cilit ishte shkaktuar nga arma e zjarrit. Në vendin e ngjarjes, në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe konfiskuar dy gëzhoja të armës së zjarrit. Rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente policore”, thuhet në njoftimin e Policisë.

JU REKOMANDOJMË