E rëndë: Vdes një fëmijë kosovar në aksident, ishte vetëm 12 vjeç

Zëri qytetar

“A guxon ky në Finlandë kështu?”, qytetari i reagon mërgimtarit që parkoi në rrugë...

Një qytetar mitrovicas është irrituar me një mërgimtar nga Finlanda, i cili kishte bllokuar tërësisht rrugën në qendër të...

E rrezikshme: Kabllot e rrymës në mes të rrugës në “Gorimahallë”, një bager i...

Një bager i madh ka kaluar para pak minutash në lagjen e njohur si “Gorimahalla” dhe ka bërë një...

Banorët e fshatit Dedi bëjnë punë të madhe, ia ndërrojnë kulmin shkollës që u...

Banorët e fshatit Dedi kanë marrë aksion për ta hequr kulmin e shkollës që u dëmtua nga reshjet atmosferike. Sipas...

Ankohet qytetari: Asnjë mjek në vendin e punës në Pediatrinë e spitalit të Skënderajt

Papërgjegjësia e stafit mjekësor në Spitalin e qytetit të Skënderajt, ka revoltuar një pacient. Ai ka dërguar disa pamje në...

Sjellja skandaloze e zyrtares së Komunës së Mitrovicës, e fyen një 75 vjeçar që...

Para rreth një ore, një burrë i moshuar ishte ulur në karriget e zyrës së Komunës së Mitrovicës ku...

Ka vdekur një nga tre të lënduarit në aksidentin e komunikacionit që ka ndodhur sot në fshatin Gadime të Lipjanit.

Sipas asaj që raporton Telegrafi, viktima dyshohet se është një fëmijë 12 vjeçar.

Më herët sot është raportuar se në aksident ka qenë e përfshirë një veturë e tipit “BMW” me targa të huaja, në të cilin gjendeshin familjarë, ndërkaq njëri nga të lënduarit ishte në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ndërkohë, detaje për aksidentin ka dhënë edhe zëdhënësja e policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 15:00 në fshatin Gadime të Lipjanit, ka ndodhur një aksident trafiku, ku është përfshirë një veturë. Si pasojë e aksidentit tre persona kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor. Rreth orës 17:15, jemi njoftuar nga QKUK, se njëri nga personat e lënduar në aksident nuk ka arritë të përballoj plagët dhe i njëjti ka ndërruar jetë”, tha ajo.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij vetaksidenti.

- Reklama -

Të fundit

Lajme të tjera