E rëndë në Vushtrri: Babai e bën për spital vajzën 26-vjeçare, arrestohet dhe ndalohet

Publikuar më:

Jo rrallëherë fëmijët janë viktima të dhunës qoftë nga prindërit e tyre apo edhe anëtarë të tjerë të familjes.

Në shumicën e këtyre rasteve, fëmijët janë edhe të moshës së mitur, ndaj të cilëve ushtrohet dhunë fizike e psikike.

Një rast i tillë ka ndodhur së fundmi në një familje në Vushtrri, ku Policia arrestoi një 65-vjeçar, i cili dyshohet për dhunë në familje.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se këtë herë viktimë është një vajzë 26-vjeçare, ndaj të cilës ka ushtruar dhunë babai i saj.

Siç mëson Sinjali, i dyshuari e kishte shtyrë të bijën pas një mosmarrëveshje dhe për pasojë vajza është rrëzuar, duke pësuar kështu lëndime trupore.

Si rezultat i raportimit të rastit, i dyshuari është shoqëruar në stacion policor për intervistim, ku ka dhënë deklaratën e tij lidhur me rastin, ndërsa në shtëpinë e tij është gjetur një armë ilegale.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar ndalimin e të njëjtit dhe inicimin e rastit

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.