E rëndë: Mbytet 10 vjeçari kosovar në pishinën e një hoteli në Durrës

Publikuar më:

Një 10 vjeçar nga Kosova, me iniciale E.T, është mbytur në pishinën e një hoteli në afërsi të plazhit të Durrësit.


Policia Shqiptare ka njoftuar për ngjarjen, duke thënë se 10 vjeçari ishte duke u larë dhe më pas ishte mbytur, transmeton “Jepi zë”.

Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur në pishinën e një hoteli në lagjen nr.13.

“Më datë 12.08.2020, rreth orës 12:40, në lagjen nr.13, Plazh, Durrës, shtetasi kosovar E.T., 10 vjeç, dyshohet se është mbytur duke u larë në pishinë, e për pasojë ka ndërruar jetë”, thonë Policia.

Ndërkohë, Policia Shqiptare ka theksuar se grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e tërësishme të ngjarjes.

Ndryshe, në këtë sezonë është raportuar disa herë për mbytjen e turistëve kosovarë në plazhet e Shqipërisë. Kjo është viktima e parë që humbi jetën në një pishinë hoteli.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.