E rëndë: Gruaja tenton t’i jap fund jetës duke u hedhur nga kati i dytë – dyshon për ‘sehire’

Publikuar më:

Dhuna në familje, kushtet e jetesës, rrethanat ekonomike, e depresioni shpesh janë vlerësuar shkaktarë që kanë çuar drejt vetëvrasjes e tentimit për ta kryer këtë akt. Familjet janë ato që i përjetojnë jashtëzakonisht rëndë këto raste dhe janë me fat kur arrijnë t’i shpëtojnë familjarët. Një rast i tillë dhe mjaft i rëndë ka ndodhur mbrëmë në Shtime.

Sinjali ka mësuar se një grua ka pësuar lëndime të rënda pasi tentoi t’i jap fund jetës, duke u hedhur nga kati i dytë i shtëpisë.

Për pasojë, viktima u dërgua në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) për trajtim mjekësor si pasojë e plagëve që mori.

Lidhur me rastin, Policia është vënë në dijeni dhe ka ndërmarrë veprimet e nevojshme, me ç’rast është zbuluar se viktima edhe një natë më parë, kishte tentuar ta kryejë këtë akt, por bashkëshorti e ka shpëtuar.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se burri i viktimës ka dhënë dëshminë për atë që ka ndodhur, ndërsa Policia ka arritur të marrë një deklaratë edhe nga viktima, gjendja e së cilës është stabilizuar.

Në dëshminë e saj, ajo ka hedhur dyshime se krejt çka ka ndodhur është si pasojë e ‘sehireve’, duke deklaruar se nuk ka asnjë problem tjetër.

Pas përfundimit të procedurave të nevojshme, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e rastit si “Tentim vetëvrasje”.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.