E rëndë: E moshuara shqiptare vdes nga i ftohti, i këputën rrymën vetëm se nuk e paguajti 1 muaj

Publikuar më:

Një 67 vjeçare nga fshati Ferras i Fierit ka humbur jetën mbrëmjen e së enjtes, teksa jetonte prej shumë vitesh në kushte tejet të mjerueshme dhe në varfëri ekstreme në një kasolle gjysmë të rrënuar.


Liljana Sema ishte nënë e 3 fëmijëve, dy djem dhe një vajze dy prej tyre emigrant në Itali kurse djali i vogël punonte në Sarandë, ndërsa bashkëshorti i ishte ndarë nga jeta vite më parë.

Pikërisht në këto ditë të acarta, ajo është gjetur e vdekur në banesën e saj nga vëllai i saj, Florenc Gjoleka, pasi vetëm pak ditë më parë asaj i ishte prerë furnizimi me energji elektrike nga OSHEE-ja, duke e lënë për pasojë pa ngrohje, vetëm sepse e moshuara nuk kishte paguar një muaj tarifën e energjisë.

Liljana, vuante prej vitesh nga zemra, tensioni dhe probleme të tjera me nervat, por kësaj i është mbivendosur prej shumë vitesh edhe varfëria ekstreme, skamja, uria dhe mungesa e të ardhurave minimale për të mbajtur shpirtin gjallë.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.