E rëndë: Dyshohet që kosovari vrau vëllain për tokë

Publikuar më:

Një vrasje ka ndodhur mbrëmë në fshatin Sopniq të Rahovecit.


Mediat raportojnë se dyshohet që një person ka qëlluar me armë vëllain e tij.

Deri te vrasja dyshohet se ka ardhur pas një mosmarrëveshje për shkaqe pronësore.

Rastin për Express e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjakovës, Nysret Gjurkaj.

Ai ka njoftuar se i dyshuari për këtë rast tashmë është arrestuar.

“Sot rreth orës 21:00 në fshatin Sopniq të Rahovecit ka ndodhur një plagosje me pasoja vdekjeprurëse. Viktima në gjendje të rëndë është dërguar në spitalin rajonal në Gjakovë dhe përkundër përpjekjeve mjekësore i njëjti ka ndërruar jetë. Dyshohet se palët janë familjarë në mes vete. Njësitet policore i janë përgjigjur vendit të ngjarjes. I dyshuari është arrestuar”, ka thënë Gjurkaj.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.