E rëndë: 13-vjeçarja kosovare tenton t’i japë fund jetës pas qortimeve nga nëna dhe kujdestarja e klasës, piu domestos

Publikuar më:

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Prizren, ku një vajzë e mitur dyshohet se ka tentuar t’i japë fund jetës së saj.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Emergjencës së Spitalit Rajonal në Prizren kanë bërë me dije se 13-vjeçarja është dërguar atje në gjendje të rëndë, pasi dyshohet se ka konsumuar disa tableta dhe preparate higjienike [domestos].

Pas intervenimit të stafit mjekësor, gjendja e saj shëndetësore është stabilizuar dhe ajo ndodhet jashtë rrezikut për jetë.

Ndërkohë lidhur me rastin është njoftuar edhe Policia, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes për t’i kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit.

Në kuadër të veprimeve hetimore, viktima është intervistuar në prezencën e babait të saj, ku sipas burimeve të Sinjalit, ajo ka deklaruar se këtë vepër e ka bërë për shkak të qortimeve që ka marrë nga kujdestarja e klasës dhe nëna e saj për disa veprime të cilat i ka kryer.

Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Vetëvrasje në tentativë’.

JU REKOMANDOJMË