E parkoj veturën para kontinjerëve, qytetarët ia mbushin veturën me mbeturina

Publikuar më:

Mbi veturën e një qytetari në, dikush i ka lënë qeset e mbeturinës pasi që shoferi kishte parkuar veturën afër kontinierëve. Si shenjë “revolte” për këtë parkim, qytetari ka vendosur që mbeturinat t’i lë mbi veturë.

Janë të shumta rastet kur shoferët parkojnë në mënyrë jo të duhur. Kjo vie edhe si mungesë e vend-parkimeve.

Herë në trotuar e herë në hapësira gjelbëruese, shpesh janë fotografuar shoferët duke parkuar.
Mirëpo së fundi ka ndodhur një parkim ndryshe një ngjarje më ndryshe.

Shoferi kishte vendosur që diku në Fushë Kosovë të parkonte veturën e tij Golf, afër kontinierëve të mbeturinave, shkruan Jepi zë. Ky parkim duket se e ka irrituar një qytetar, pasi që vetura kishte bllokuar rrugën dhe nuk ishte hapësira e liruar afër kontinierëve

“I revoltuar” me këtë qytetari ka vendosur që të ia vendos mbeturinat kësaj veture mbi pjesën e përparme.

Në fotografitë e dërguara në “Jepi zë”, shihet se janë pesë qese me mbeturina dhe që nga shumë qytetarë ka marrë shumë pëlqime ky gjest i qytetarit.

Më poshtë keni fotografitë.

 

JU REKOMANDOJMË