Klubi mitrovicas “Australia”ka mposhtur klubin “United Boys” në minutat e parë të ndeshjes.
Kjo pasi mitrovicasit shënuan 10 gola për 39 minuta, shkruan Jepi zë.
Pas kësaj, ekipi kundërshtar ka lëshuar fushën.
“Ftojmë Federaten e Futbollit të Kosovës që në bazë të rregulloreve të saj të veproj dhe ekipet e tilla të cilat vetëm i bëjnë dëm futbollit Kosovar të i ndëshkoj me përjashtim nga garat”, thuhet në reagim.
Postimi i plotë:
😡E PABESUESHME! Skuadra e United Boys e lëshon fushen në min’39 pas shënimit të golit për 0:10 të K.F. AUSTRALIA F.C.
🤯Është e dhimbëshme që ngjarjet e tilla po ndodhin në Futbollin Kosovar, një skuadër e cila në sezonen vjeshtore nuk udhëtoi fare në Mitrovicë, e në këtë sezonë në ndeshjen e javës së 13 – të ata e lëshojnë fushen dhe ndeshja ndërpritet në min e ’39
🙀Ndeshje e luajtur vetëm 39′ minuta – K.F United Boys 0:10 K.F. AUSTRALIA F.C.🟡
Golashënues :
Florian Berisha x5 ⚽️⚽️⚽️⚽️⚽️
Bleon Tupella x2 ⚽️⚽️
Blerim Zeneli x2 ⚽️⚽️
Besart Islami x1 ⚽️
🙎♂️ Ftojmë Federaten e Futbollit të Kosovës që në bazë të rregulloreve të saj të veproj dhe ekipet e tilla të cilat vetëm i bëjnë dëm futbollit Kosovar të i ndëshkoj me përjashtim nga garat.