E mrekullueshme: “Djemtë e Mitrovicës” me në krye Lindrit Misinin, mbledhin 15 mijë euro brenda 20 minutash për jetimen Nazlije Sherifi

Publikuar më:

Grupi humanitar “Djemtë e Mitrovicës” me në krye biznesmenin dhe humanistin Lindrit Misinin, kanë grumbulluar 15 mijë euro brenda 20 minutash për 19 vjecaren Nazlije Sherifi e cila ka nevojë për transplant të veshkës.


Këtë gjë e kanë konfirmuar grupi për “Jepi zë”, duke thënë se mbledhja e parave ka ndodhur në kohë rekord.

Gazeta ka pyetur edhe biznesmenin Lindrit Misini për ta konfirmuar, e ai ka thënë se kjo është e vërtetë dhe ndihma u ofrua me shumë kënaqësi.

Ndërkohë, ndihma për 19 vjecaren nga Mitrovica po vazhdon, pasi ajo ka nevojë për 200 mijë euro pasi është diagnostifikuar me Glomerulosklerozë Foke Segmentale.

Familja e saj ka thënë se nuk i ka këto mjete, andaj ka kërkuar ndihmën e qytetarëve që vajza e tyre të arrijë ta kryejë me sukses këtë transplantim të veshkës.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.