E la Gjermaninë për t’u kthyer në Kosovë, tani merret me punë të fshatit

Publikuar më:

I rrethuar në lindje nga malet e Kikës e në perëndim nga ato të Zidollit, Hogoshti sot është ndër fshatrat më të mëdhenj në komunë e Kamenicës.


Është vendbanim i tipit rrafshinor me një lartësi mbidetare prej 540 metrash, ku jetojnë rreth 2 mijë banorë.

Hogoshtit bukurinë ia shton ujëvara e cila mban po të njëjtin emër dhe që e ndan fshatin në dy pjesë.

Irfan Kastrati ka lindur dhe sot jeton në Hogosht. Ndërsa, një pjesë të madhe të jetës së tij e kaluar në Gjermani.

JU REKOMANDOJMË