“E ka rreh me kabëll, me thikë, me çelësa” – Flet nëna e Jetmira Bekës që u vra nga burri në Gjermani

Publikuar më:

Një krim i rëndë ka ndodhur të shtunën në një familje kosovare në Gjermani.

Atje, burri Besmir Ademi, ka vrarë gruan e tij, Jetmira Bekën.

Për lajmi.net ka folur sot nëna e viktimës,

Ajo ka rrëfyer për torturat që ia ka bërë dorasi, vajzës së saj.

“Që 8 vite e kërcënume prej tyne, jo e mysim sot jo e mysim nesër. Nëse ti thu diçka në familjen tande, ose dahesh prej meje. Ai ka përdor dhunë fizike, dhunë psiçike. Ai ka përdor dhunë që nuk e përdor një serb, se s’po du me përdor fjalën serb se edhe ai është popull, por unë e kam babën e zhdukt prej Serbisë. Po nuk e përdor dhunënë që e përdor Besmir Ademi.  Ky është nipi i avokatit Sheremet Ademi. Sheremet Ademi që i mbron të drejtat e njeriut, s’u kanë në gjendje me na thirrë me thanë ka ndodhë qa ka ndodhë, na vjen keq, edhe Jetmirën, që u kanë një çike që nuk mundet me gjet në trojet shqiptare, s’ka thirrë me na kërku falje”, tha ajo për lajmi.net.

Ajo rrëfen se vajza e tij është ndarë që dy muaj nga dorasi, me intervenim të shtetit gjerman.

“Jetmira është nda që dy muaj prej tij. E ka nda shteti gjerman për shkak të dhunës që ka përdorur Besmir Ademi. Jetmira është dalë prej shtëpisë. Policia e ka kthy Jetmirën në shtëpi se i ka tre fëmijë. Mas 10 ditëve, shteti e ka marrë Jetmirën e ka çu në shtëpi të grave”, tha tutje ajo.

Madje tregon se si viktima, për një kohë të gjatë ishte torturuar në mënyrat më çnjerëzore nga burri i saj.

“Ai s’ka mujt me përballu ata pse kjo dahet prej meje.  Kjo u kanë e rrehne me kabull të televizorit. U kanë e rrehme me thikë në fytë, me çelësa të kerrit. I ka thanë që nëse dahesh prej meje, ka me ta pre çikën, Ledinën. Që çika e Ledinës i ka 7 vjet”, tha ajo.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.