E FUNDIT: Dikush këputi kabllon e rrymës në Terminalin e Trepçës

Publikuar më:

Persona të panjohur kanë dëmtuar kabllot e energjisë elektrike në terminalin doganor ne Trepçë.

“Jepi zë” ka mësuar nga burime të sigurta brenda “Trepçës” se kabllot janë demtuar ndërsa kanë reaguar punëtorët e Trepçës dhe furnizimi me rrymë është stabilizuar.

Nga Policia e Kosovës ende nuk kanë dalë me një raport zyrtar rreth këtij rasti. Të kontaktuar nga “Jepi zë”, zyra për informim e Policisë së Kosovës thanë se ende nuk është raportuar një rast i tillë.

Ndryshe një sulm fizik ndaj zyrtarëve të Trepçës që kishte ndodhur para disa javësh u bë shkak edhe për shkarkimin e kryeshefit të kësaj ndërmarreje, Rafet Ibishi.

JU REKOMANDOJMË